Dita Botërore e Diabetit: Çfarë e shkakton diabetin, cilat janë llojet e ndryshme të tij dhe si mund të trajtohet?

Autore: Sabrina Barr

Duke parë dyfishimin e numrit të njerëzve me diabet në Mbretërinë e Bashkuar gjatë dy dekadave të fundit, është e rëndësishme që njerëzit të edukohen rreth simptomave, shkaqeve dhe efekteve të gjendjes kronike.

Aktualisht janë rreth 3,7 milionë raste të diagnostikuara me diabet në të gjithë vendin, me shumë të tjerë që rrezikojnë të diagnostifikohen me këtë sëmundje për shkak të faktorëve siç është obeziteti i fëmijërisë.

Pra, cilat janë simptomat e diabetit, si shkaktohet dhe si mund të trajtohet?

Ja gjithçka që duhet të dini:

Çka është diabeti dhe si shkaktohet?

Insulina është një hormon që prodhohet nga pankreasi që rregullon nivelet e sheqerit në gjak.

Këtë e bën duke zbërthyer glukozën që gjendet në gjakun tuaj në mënyrë që të mund të përdoret për energji, shpjegon Instituti Kombëtar i Diabetit dhe Sëmundjeve të Tretjes dhe të Veshkave.

Kur një person vuan nga diabeti, kjo nënkupton se pankreasi i tij nuk është në gjendje të prodhojë mjaftueshëm ose fare insulinë për ta zbërthyer glukozën në gjakun e tij.

Ndërsa bota e shënon Ditën Botërore të Diabetit më 14 nëntor, le të hedhim një vështrim në disa mënyra për të shmangur diabetin.

Diabeti, një formë e sëmundjes metabolike, shkaktohet kur sasia e glukozës në gjak rritet si rezultat i prodhimit të pamjaftueshëm të insulinës nga pankreasi. Ekzistojnë dy lloje të diabetit. Derisa shkaku për tipin 1 mbetet i panjohur dhe nuk mund të parandalohet, deri në 80 për qind të rasteve të diabetit të tipit 2 mund të parandalohen duke bërë ndryshime të thjeshta në mënyrën e jetesës. Për të shënuar Ditën Botërore të Diabetit më 14 nëntor, le të hedhim një disa mënyrave për të shmangur këtë sëmundje.

Pini ujë para ushqimit

Pini një gotë të madhe me ujë 10 minuta para ushqimit, pasi kjo mund të ndihmojë me humbjen e peshës së fituar nga diabeti dhe nuk ju lejon të hani tepër. Kjo do të bëjë që stomaku juaj të ndjehet plot dhe t’i zvogëloni porcionet për rreth 85 gram në ditë.

Përdorni pjata dhe lugë të vogla

Një mënyrë tjetër për të humbur peshën e fituar nga diabeti është përmes përdorimit të lugës së çajit, pirunit të sallatës, ose pirunit për fëmijë, pasi kjo do t’ju ndihmojë të hani kafshata më të vogla. Gjithashtu, zëvendësoni pjatën tuaj të zakonshme me një pjatë më të vogël që e përdorni gjatë vaktit të mëngjesit për të konsumuar racione më të vogla.

Hani ngadalë

Mos e gëlltitni ushqimin tuaj! Merreni shtruar dhe hani ngadalë, pasi stomakut tuaj i nevojiten 20 minuta që ta dërgojë sinjalin në tru që jeni ngopur. Është shumë e rëndësishme që njerëzit që vuajnë nga diabeti të mbajnë peshën e duhur, prandaj përpiquni të mos hani tepër.

Fikni televizorin

Shikimi i televizorit gjatë kohës së ngrënies është një zakon i shpeshtë, por a e dini se ju në fakt përfundoni duke ngrënë më shumë gjatë këtij procesi? Ky zakon mund të shqetësojë përpjekjet tuaja për humbjen e peshës së fituar nga diabeti. Prandaj, provoni të dëgjoni muzikë të qetë derisa hani.

Bëni ushtrime fizike në shtëpi

Qëndrimi në formë dhe mbajtja nën kontroll e sheqerit të gjakut janë të domosdoshme për një pacient me diabet. Nëse nuk jeni person që kalon kohë në natyrë ose nuk ju pëlqen të shkoni në palestër, thjesht lëshoni muzikën dhe bëni ushtrime fizike në shtëpi duke shikuar një DVD fitnesi për të djegur kalori. Ata që mërziten me orarin e stërvitjeve rutinore mund të përdorin hapa të vallëzimit bashkëkohor si një mënyrë efektive ushtrimi.

Shfrytëzoni shkallët

Edhe kur jeni në punë duhet të menaxhoni diabetin thjesht përmes aktivitetit fizik. Shmangni ashensorët dhe shkallët lëvizëse dhe përdorni shkallët në vend të tyre. Në zyrë, ecni deri tek tavolina e kolegut për t’i dhënë një porosi në vend që të dërgoni një email ose t’i dërgoni mesazh në pajisje komunikimi.

Ecni derisa flisni

Ju gjithashtu mund të ecni lart e poshtë nëpër shtëpi ose në korridorin e zyrës gjatë bisedës nëpërmjet thirrjeve të gjata telefonike. Provoni të mblidheni shpesh me miqtë dhe familjen në vend që të shpenzoni orë të tëra në celular.

Hani më tepër perime

Ushqimet që përmbajnë karbohidrate janë shumë të rëndësishme për njerëzit që vuajnë nga diabeti pasi kjo ndikon në nivelin e sheqerit në gjak. Pra, zgjidhni perime pa niseshte siç janë spinaqi, brokoli, lulelakra dhe karota pasi ato kanë nivele të ulëta të karbohidrateve.

Përzgjidhni ushqime të konservuara me nivele të ulëta të natriumit

Natriumi i tepërt rrit rrezikun e shtypjes së lartë të gjakut, sulmit në zemër dhe goditjes në tru, të cilat janë komplikime të zakonshme të diabetit. Pra, në rast se duhet të blini ushqime të ngrira për shkak të mungesës së kohës, gjithmonë përzgjidhni perime të konservuara me nivele të ulëta të natriumit pasi ato qëndrojnë të freskëta për periudha më të gjata.

Zvogëloni përdorimin e vajit

Për të mbrojtur zemrën dhe për të ulur kolesterolin e keq, shmangni përdorimin e tepërt të vajit dhe gjalpit në ushqimin tuaj. Për fërgim dhe pjekje, përdorni sprej jongjitës ose supë me kripë të ulët. Vajrat më të shëndetshme për gatim për diabetikët janë vaj arre, vaj lini dhe vaj kanola.

 

Përfshini drithërat e parafinuara në dietën e përditshme

Zgjidhni ushqime me pak ose aspak sheqer të shtuar për të zvogëluar marrjen e kalorive, siç janë buka nga gruri i parafinuar, orizi ngjyrë kafe, tërshëra dhe misri i parafinuar. Ata nuk janë vetëm të dobishme për shëndetin e tretjes, por gjithashtu përmbajnë vitamina, minerale dhe fitokemikale të shëndetshme.

Zgjidhni ushqim të shpejtë më të shëndetshëm

Kur dilni me shokë, zgjidhni ushqim të shëndetshëm në restorantet e ushqimit të shpejtë. Për shembull, hani pule të pjekur në skarë (me lëkurë të hequr), në vend të një hamburgeri me djathë ose picës. Pula është e mirë për pacientët diabetikë pasi ka përmbajtje të ulët yndyrore dhe është e dobishme si për zemrën ashtu dhe për veshkat.

Fruta për dezert

Kur ju hahet një dezert pas ushqimit, merrni një tas me sallatë frutash, në vend të dezerteve të mbushura me sheqer dhe yndyrë. Përveç se kanë shije të mirë, frutat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale, të cilat janë të rëndësishme për trupin dhe gjithashtu sigurojnë antioksidantë dhe fibra.

Thuaj “jo” kokakolës

Kokakola dhe pijet tjera të gazuara janë të stërmbushura me nivele të larta të sheqerit, dhe po  kështu janë edhe lëngjet e frutave në raftet e shitoreve. Në vend të kësaj, pini ujë të thjeshtë që të mbani trupin tuaj të hidratuar dhe t’i largoni toksinat. Gjithashtu, zgjidhni një frutë të tërë ose lëng frutash të freskët në vend të atyre në shishe.

Zëvendësoni qumështin e paskremuar me atë të skremuar

Mundohuni të shmangni të gjitha produktet e qumështit me yndyrë të plotë dhe zëvendësoni qumështin me yndyrë të plotë me atë të llojit pa yndyrë ose të skremuar në mënyrë që të zvogëloni sasinë e yndyrës dhe kalorive që konsumoni çdo ditë.

Konsumoni messhujta të shëndetshme (snacks)

Duhet të keni kujdes gjatë konsumimit të messhujtave sepse ato përmbajnë karbohidrate, dhe mund të ndikojnë negativisht në nivelin tuaj të gjakut. Për konsumim të messhujtave të shëndetshme, zgjidhni fruta të freskëta, arra, biskota nga drithërat e parafinuara, dhe kokoshka me pak yndyrë në vend të patateve të skuqura ose kofshëve të pulës së skuqur.

Mbani një regjistër javor

Mbani një regjistër javor ku shkruani gjërat që hani sepse kjo do t’ju ndihmojë t’i përmirësoni shprehitë e të ngrënit. Gjithashtu do t’ju ndihmojë të kujdeseni për sasinë e yndyrës që konsumoni.

Kujdesi shëndetësor gjithëpërfshirës

Përveç konsumimit të ushqimeve me vlera ushqyese dhe ushtrimeve të rregullta, mendja e lumtur dhe pozitive gjithashtu ndikon në mbajtjen e trupit tonë të shëndetshëm. Leximi i një libri, dalja në shëtitje me qenin, bërja e një dushi të gjatë, shkuarja disa ditë në pushime, ose thjesht meditimi mund t’ua qetësojnë nervat dhe relaksojnë trupin.

Kjo gjë mund të shpie në rritje drastike të nivelit të sheqerit në gjak.

Sasia e glukozës në gjak që trupi juaj posedon zakonisht varet nga ushqimet që i konsumoni, prandaj nëse konsumoni ushqime me sheqer, niveli i sheqerit në gjak do të rritet.

Për këtë arsye, personat që konsumojnë sasi të tepërt të sheqerit kanë më shumë gjasa të diagnostikohen me diabet.

Megjithatë, diabeti mund të varet edhe nga gjenetika, shpjegon Diabetes.co.uk.

Cilat janë llojet e diabetit?

Ekzistojnë dy lloje të diabetit: tipi 1 dhe tipi 2.

Kur një person vuan nga diabeti i tipit 1, kjo nënkupton që trupi i tij nuk prodhon fare insulinë.

Mayo Clinic shpjegon se shkencëtarët nuk kanë mundur të përcaktojnë shkakun e vërtetë të diabetit të tipit 1, duke e konsideruar gjenetikën si faktorin më të mundshëm.

Derisa diabeti i tipit 1 zakonisht evidentohet tek fëmijët, ai mund të diagnostikohet në çfarëdo moshe.

Kur një person vuan nga diabeti i tipit 2, kjo nënkupton që trupi i tij ose nuk është në gjendje të prodhojë insulinë të mjaftueshme, ose insulina që prodhohet nga pankreasi nuk është e efektshme sa duhet, shpjegon Diabetes UK.

Derisa gjenetika mund të luajë rol të rëndësishëm që një person të diagnostifikohet me diabet të tipit 2, ai gjithashtu mund të shkaktohet edhe nga faktorë të tjerë si p.sh. nëse personi në fjalë e ndjek një mënyrë jetese të shëndetshme dhe aktive.

Përafërsisht 12,3 milionë njerëz në Britani të Madhe thuhet se janë në rrezik të shtuar që të diagnostifikohen me diabet të tipit 2 në të ardhmen, për shkak të faktorëve si obeziteti.

Simptomat e diabetit të tipit 1 ose të tipit 2 mund të përfshijnë lodhjen, humbjen e pashpjegueshme të peshës, etje të tepruar dhe urinim të shpeshtë.

Si mund të trajtohet diabeti?

Për personat me diabet është thelbësore të bëjnë gjithçka që munden për ta menaxhuar nivelin e sheqerit në gjak.

Këtë gjë mund ta bëjnë duke e zvogëluar sasinë e sheqerit që e konsumojnë, dhe duke përfshirë në dietat e tyre ushqime të shëndetshme si: pemë, perime, peshk, arra dhe drithëra të pasura me fibra.

NHS-ja gjithashtu rekomandon mbajtjen e një mënyre jetese aktive dhe kryerjen e testimeve të rregullta të gjakut për të kontrolluar nivelet e sheqerit në gjak.

Personat me diabet të tipit 2 mund të kenë nevojë të përdorin medikamente për të zvogëluar sasinë e glukozës në gjak.

Ndërsa, personat me diabet të tipit 1 duhet ta trajtojnë atë me injeksione ose pompa të insulinës, çdo ditë.

Për llojin dhe sasinë e insulinës që ju nevojitet duhet të diskutoni me mjekun.

Burimi:Diabetes.org.uk

Dita Botërore e Diabetit 2018: ndryshimet në mënyrën e jetesës të cilat mund të ndihmojnë në reduktimin e rrezikut të diabetit

© Marrë nga AFPRelaxNews,

Të mërkurën më 14 nëntor shënohet Dita Botërore e Diabetit për vitin 2018. 14 nëntori shënon Ditën Botërore të Diabetit 2018, pjesë e Muajit të Vetëdijesimit për Diabetin, që ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin për këtë gjendje shëndetësore dhe t’i inkurajojë për t’u testuar ata të cilët mund të jenë në rrezik. Në mesin e shumë studimeve të kryera në lidhje me faktorët e mënyrës së jetesës që lidhen me diabetin, më poshtë i kemi përmbledhur disa nga hulumtimet e fundit që sugjerojnë ndryshimet që mund t’i bëjmë për ta ulur rrezikun nga kjo sëmundje.

Mundohuni t’i kushtoni më shumë kohë vetës

Një hulumtim kanadez i cili ka përcjellë 7.065 punëtorë të moshës midis 35 dhe 74 vjeç për një periudhë 12-vjeçare ka evidentuar që gratë të cilat punojnë 45 ose më shumë orë në javë kanë 63% më shumë shanse të diagnostikohen me diabet sesa gratë që punojnë nga 35 deri 40 orë, edhe pse tek burrat nuk është evidentuar kjo lidhje ndërmjet orëve të punës dhe diabetit.

Gjithashtu, hulumtuesit sugjeruan se gratë ka mundësi që punojnë më gjatë për shkak të punëve shtëpiake dhe përgjegjësive familjare, gjë që mund të shkaktojë stres në trup, duke rritur rrezikun e anomalive hormonale dhe të rezistencës ndaj insulinës, prandaj, reduktimi i orëve të punës mund të ndihmojë në kontrollimin e rrezikut nga kjo sëmundje.

Flini gjumë mjaftueshëm

Artikull i ndërlidhur: Personat e famshëm që nuk e dinit se e kanë sëmundjen e diabetit (marrë nga Starsinsider)

Hulumtuesit koreanë kanë arritur në përfundim se gjumi i tepërt apo gjumi i pamjaftueshëm ndërlidhen me rrezik të shtuar për zhvillimin e sindromës metabolike, një grup i gjendjeve shëndetësore që përfshin perimetrin e ngritur të belit, nivelet e larta të triglicerideve, nivelet e ulëta të kolesterolit ‘të mirë’, shtypjen e lartë të gjakut dhe nivelet e larta të sheqerit në gjak. Studimi në shkallë të gjerë ka përcjellë 133.608 pjesëmarrës të moshës 40-69 vjeç, me ç’rast ka evidentuar se, në krahasim me ata që flinin gjashtë deri në shtatë orë në ditë, burrat që flinin më pak se gjashtë orë dhe burrat dhe gratë që flinin më shumë se 10 orë kishin më shumë gjasa të zhvillonin sindromën metabolike, e cila mund të rrisë rrezikun e diabetit.

Bëni ushtrime fizike

© Marrë nga Getty.

Një studim evropian zbuloi se edhe tek fëmijët, ushtrimet fizike mund të zvogëlojnë akumulimin e faktorëve të rrezikut për diabetin e tipit 2 dhe sëmundjet kardiovaskulare, duke ulur rrezikun që kjo sëmundje të zhvillohet më vonë tek të rinjtë. Megjithatë, fëmijët të cilët e zgjatën kohën e tyre të qëndrimit ulur shfaqën një rritje në akumulimin e faktorëve të rrezikut.  Përveç kësaj, hulumtuesit amerikanë evidentuan, në fillim të këtij viti, se gratë të cilat kishin një nivel të lartë të ushtrimeve fizike para shtatzënisë kishin 21% rrezik më të ulët për diagnostifikim me diabet gestational sesa gratë me nivel të ulët të ushtrimeve fizike.

Lini duhanin

Studimi në shkallë të gjerë që ka përcjellë 512.891 pjesëmarrës kinezë të moshës 30-79 vjeç zbuloi se duhanpirësit e rregullt rrezikohen prej 15 deri 30 për qind më shumë nga diagnostikimi me diabet krahasuar me ata që kurrë nuk kanë pirë duhan. Rritja e numrit të cigareve të konsumuara çdo ditë, fillimi i pirjes së duhanit në një moshë të re, dhe pirja e duhanit dhe të qenit obez ishin gjithashtu të lidhura me një rrezik edhe më të madh të zhvillimit të kësaj gjendjeje shëndetësore.

Përmirësoni jetën tuaj sociale

Sipas hulumtuesve holandezë, jeta e mirë sociale mund të ndihmojë në zvogëlimin e rrezikut të zhvillimit të diabetit të tipit 2 dhe diabetit të parakohshëm. Izolimi social tashmë dihet që lidhet me diabetin e tipit 2, me studimin e fundit i cili gjithashtu evidentoi se mospjesëmarrja në klube ose grupe të tjera sociale rrit rrezikun e diabetit të parakohshëm tek gratë dhe rrezikun e diabetit të tipit 2 edhe tek burrat edhe gratë, ndërsa të kesh sa më shumë miq, dhe miq që jetojnë afër, ndihmon në uljen e rrezikut nga kjo sëmundje.

 Burimi: Diabetes.org.uk

 

Mbështetur nga: