• Diabeti

FAKTORËT E MODIFIKUESHËM TË RREZIKUT janë të lidhur me rrezikun më të lartë për Sëmundjen e Sheqerit.
Më të rëndësishëm janë:

1. Mbipesha dhe obesiteti

Rrezikshmëria mesatare: Masa e belit 80 – 88 cm te femrat dhe 94 – 102 cm te meshkujt.

Rrezikshmëria e lartë: Masa e belit më e madhe se 88 cm te femrat dhe më e madhe se 102 cm te meshkujt.

2. Niveli i ulët i aktivitetit fizik

3. Ushqimi jo i shëndetshëm

4. Niveli i lartë i sheqerit në gjak (hiperglikemia): mbi 30% të njerëzve me nivel të lartë të sheqerit në gjak iu shfaqet sëmundja e sheqerit në 5 vitet e ardhshme, që do të thotë se e kanë rrezikun mbi 10 herë më të lartë se personat me nivel normal të sheqerit në gjak.


FAKTORËT E PAMODIFIKUESHËM

Më të rëndësishmit janë:

1) Mosha: me rritjen e moshës rritet edhe rreziku; kufiri i rekomanduar kohor për vlerësim të rrezikut është mosha 40 vjeçare

2) Historia e sëmundjes së sheqerit në familje është faktor gjenetik i cili shton rrezikun për shfaqen e sëmundjes së sheqerit te familjarët

3) Përkatësia etnike: personat me origjinë nga Azia Juglindore, Japonia dhe Kina kanë rrezikshmëri më të lartë

4) Gratë me sëmundje të sheqerit gjatë shtatëzanisë apo që kanë lindur foshnje me peshë mbi 4kg, kanë më shumë mundësi të sëmuren nga Sëmundja e Sheqerit.


FAKTORËT E RREZIKUT NGA MJEDISI

Kushtet e mjedisit/ambientit duhet ta lehtësojnë, ta bëjnë më atraktive dhe më të përballueshme përmirësimin e shëndetit. Faktorë mjedisorë/ambientalë të rrezikut përfshijnë:

Ambienti i cili pengon pjesemarrjen në aktivitete fizike, p.sh. mungesa e shtigjeve për biçikleta, shesheve të lojërave, objekteve sportive.

Ambienti që favorizon dietë jo të shëndetshme, p.sh. mungesa e vetëshërbimeve apo menzave në vendin e punës, shkollës me zgjedhje (opcione) të shëndetshme dhe të përballueshme të ushqimit dhe pijeve.

Abienti që favorizon stresin dhe shqetësimin, p.sh. papunësia, problemet me partnerë, sëmundshmëria e shumëfishtë, izolimi social i të moshuarve.

Mbështetur nga: