• Diabeti

Trajtimet e diabetit

Ekziston një numër i trajtimeve në dispozicion për t’iu ndihmuar në menaxhimin dhe kontrollin e diabetit. Njerëzit janë të ndryshëm, prandaj trajtimi do të ndryshojë sipas nevojave tuaja individuale.

Nëse keni diabetin e tipit 1, ju do të keni nevojë për trajtim me insulinë, ndërsa nëse keni diabetin e tipit 2, ju fillimisht mund të jeni në gjendje të menaxhoni gjendjen tuaj me dietë dhe ushtrime.

Mjeku juaj i përgjithshëm apo profesionisti i kujdesit shëndetësor mund t’iu ndihmojë që të gjeni trajtimin e duhur që iu përshtatet juve dhe stilit tuaj të jetesës.

Tabletat dhe mjekimi

Diabeti i tipit 2 është një gjendje progresive dhe me kalimin e kohës mund të keni nevojë për mjekim për t’iu ndihmuar në menaxhimin e niveleve të sheqerit në gjak.

Trajtimi me insulinë

Çdokush që ka diabet të tipit 1 dhe disa persona me diabet të tipit 2 duhet të marrin insulinë për kontrollin e niveleve të sheqerit në gjak (e quajtur edhe si nivelet e glukozës në gjak). Insulina është hormon që prodhohet në pankreas, i cili gjendet prapa barkut (stomakut). Ai ndihmon trupin tonë që të përdorë glukozën për energji. Çdokush me diabet të tipit 1 dhe disa persona me diabet të tipit 2 duhet të marrin insulinë – qoftë me injeksion apo pompë – për të kontrolluar nivelet e glukozës në gjak (e quajtur edhe si nivelet e sheqerit në gjak).

Injektimi i insulinës

Insulina injektohet me një shiringë dhe gjilpërë, apo penë ose gjilpërë të insulinës. Gjilpërat përdoren shumë pak pasi që insulina duhet të injektohet nën lëkurë – jo në muskul apo venë. Pas injektimit, ajo depërton në enët e vogla të gjakut dhe kalon në sistemin e qarkullimit të gjakut. Me rritjen e besimit dhe relaksimin tuaj, injektimet do të bëhen më të lehta dhe shpejtë do të kalojnë në shprehi. Vendet më të përdorura për injektim janë kofsha, mollaqet dhe abdomeni. Ju mund të jeni në gjendje ta injektoni atë në pjesën e sipërme të krahëve, por pyesni më parë ekipin tuaj të diabetit pasi që kjo nuk është gjithmonë e përshtatshme. Pasi që të gjitha këto zona mbulojnë një zonë të gjerë të lëkurës, ju duhet të injektoni në vende të ndryshme brenda secilës. Është e rëndësishme që të ndryshoni vendet e injektimeve, pasi që injektimi në të njëjtin vend mund të shkaktojë gunga nën lëkurë (të njohura edhe si lipohipertrofi), duke e bërë më të vështirë për trupin tuaj që të absorbojë dhe përdorë insulinën në mënyrë të duhur.

Burimi: Diabetes UK (https://www.diabetes.org.uk/)

Mbështetur nga: