• Rreth nesh

Misioni i Organizatës
Avansimi i Kujdesit Shëndetësor tek Diabetikët

Qëllimi
Organizata është themeluar me qëllim të:

  • Sensibilizim opinionit për sëmundjen e diabetit;
  • Lobimi për të drejtat e të semureve nga diabeti;
  • Edukimi për sëmundjen e diabetit;
  • Promovimi i materialeve edukative për sëmundjen e diabetit;
  • Organizimi i trajnimeve, seminareve dhe punëtorive për semundjet e diabetit;
  • Organizimi i ditës botërore të Diabetit.

Për t’i përmbushur qellimet e saj, organizata do të nderrmarrë, por nuk do të kufizohet vetëm në to, aktivitetet e poshtëshenuara:

  • Organizimi i seminareve, ligjeratave, tryezave, dhe zhvillimi I trajnimeve për projekte të sektorit shendetesor, me karakter edukimin e komunitetit për rezikun nga diabeti;
  • Publikimi i materialeve edukative, broshurave me karakter edukativ per te semurët nga diabeti;
  • Organizimi i vizitave të ndryshme edukative për të sëmurët nga diabeti;
  • Organizimi i ngjarjeve kombetare dhe nderkombetare per nder të dites së Diabetit;
  • Lobimi dhe avokimi në instuticionet vendore dhe të jashtme per te drejtat e te semureve nga diabeti.

Objektivat:

  • Ngritja e kapaciteteve të Shoqatës Kombëtare të Diabetikëve të Kosovës
  • Lobimi dhe avokimi për një pozitë më të mirë të pacientëve me diabet
  • Anëtarësimi në organizatat me interes
  • Promovimi i stilit të jetës së shëndetshme dhe Edukimi

Sfidat kryesore të shoqatës:

  • Mungesa e të dhënave dhe të statistikave
  • Financimi i qëndrueshëm i shoqatës
  • Komunikimi me institucionet vendimarëse

Anëtarësimi:

  • Anëtarësimi në organizatë është i hapur për cdo person pa marr parasysh racen, gjinine, orientimin seksual, shtetësine, kombesine, religjionin, moshën ose aftësitë fizike
    Kuvendi i anëtarëve do të vendos nese do të kërkohet pagimi I anetaresimit nga anetarët.
  • Mospagesa e anëtarësisë, pas paralajmerimit në të shkruar, do të sherbej si baze për perjashtimin e anëtarit nga organizata.
  • Anëtaresimi i ndonjë anëtari mund të perfundoj ose suspendohet me vendimin e Kuvendit të Shoqatës në rast të: Moszbatimit të statutit te shoqates
  • Përfundimi ose suspendimi I anetaresimit nga Kuvendi I Shoqatës do të vendoset me shumicë/unanimitet të anëtareve prezent.

Mbështetur nga: