• Të jetosh me diabet

Ekzaminimi i syve

Sytë (retinopatia)

Retinopatia diabetike ose ‘retinopatia’ është dëmtimi i retinës (pjesa “e shikimit” në pjesën e pasme të syrit) dhe është një ndërlikim që mund t’i prekë njerëzit me diabet.

Çfarë e shkakton retinopatinë?

Për të parë, drita duhet të kalojë nga pjesa e përparme e syrit deri në retinë, duke qenë e fokusuar nga lentet. Retina është shtresa e ndjeshme ndaj dritës e qelizave në pjesën e pasme të syrit – pjesa ‘e shikimit’ e syrit. Ajo konverton dritën në sinjale elektrike. Këto sinjale i dërgohen trurit përmes nervit optik dhe truri juaj i interpreton ato për t’i prodhuar imazhet që shihni. Një rrjet delikat i enëve të gjakut e furnizon retinën me gjak. Kur këto enë të gjakut bllokohen, rrjedhin ose rriten rastësisht, retina dëmtohet dhe nuk është në gjendje të punojë siç duhet. Retinopatia është dëmtimi i retinës.

Rreziqet për sytë tuaj

Nivelet vazhdimisht të larta të glukozës mund të çojnë në dëmtim të syve tuaj. Për të zvogëluar rrezikun e problemeve të syrit, glukoza e gjakut, presioni (shtypja) i gjakut dhe yndyrat e gjakut duhet të mbahen brenda nivelit të synuar, nivel për të cilin duhet të pajtoheni ju dhe ekipi juaj shëndetësor. Qëllimi i trajtimit të diabetit tuaj, përmes një mënyre jetese të shëndetshme, është arritja e këtyre objektivave për të cilat jeni pajtuar.

Pirja e duhanit gjithashtu luan rol të madh në dëmtimin e syrit, kështu që, nëse pini duhan, ndërprerja e tij do t’ju ndihmonte jashtëzakonisht shumë.

Burimi: Diabetes UK (https://www.diabetes.org.uk/)

Mbështetur nga: