• Të jetosh me diabet

Vizitat e rregullta:

15 elementet e domosdoshme për kujdesin shëndetësor – vizitat e rregullta

Kujdesi i duhur është thelbësor për mirëqenien e të gjithë njerëzve me diabet. Përveç kujdesit për veten, janë 15 vizita dhe shërbime vitale, që çdokush me diabet duhet t’i marrë rregullisht nga ekipi i tyre shëndetësor.

Këtë listë mund ta përdorni për të biseduar me ekipin tuaj të kujdesit shëndetësor, në lidhje me nevojat tuaja individuale, si pjesë e rishikimit tuaj vjetor të planifikimit të kujdesit. Këtu duhet të pajtoheni me prioritetet tuaja, të diskutoni objektivat tuaja personale dhe të pajtoheni me një plan të shkruar veprimi për t’ju ndihmuar t’i arrini ato.

Cilat janë 15 elementet e domosdoshme për kujdesin shëndetësor, si pjesë e vizitave të rregullta?

15 elementet e domosdoshme për kujdesin shëndetësor janë minimumi i kujdesit që çdokush me diabet i meriton dhe duhet t’i presë.

  1. 1Matja e nivelit të glukozës në gjak (testi i gjakut HbA1c)
  2. Matja e presionit (shtypjes) të gjakut
  3. Matja e yndyrave në gjak
  4. Ekzaminimi i syve për shenjat e retinopatisë
  5. Kontrolli i shputave dhe këmbëve
  6. Monitorimi i funksionit të veshkave
  7. Marrja e këshillave të vazhdueshme, individuale dietike
  8. Marrja e mbështetjes emocionale dhe psikologjike
  9. Ofrimi i seancave edukative shëndetësore nga profesionistët e kujdesit shëndetësor
  10. Takimi me specialistë profesionistë të kujdesit shëndetësor
  11. Marrja e vaksinës së gripit, pa pagesë
  12. Pranimi i kujdesit të cilësisë së lartë nëse pranoheni në spital
  13. Të keni mundësi të flisni për çfarëdo problemi seksual
  14. Nëse pini duhanin, të keni mbështetje për ta lënë atë
  15. Marrja e informatave dhe trajtimi nga specialisti, nëse planifikoni të keni ndonjë fëmijë.

Burimi: Diabetes UK (https://www.diabetes.org.uk/)

Mbështetur nga: