• Të jetosh me diabet

Ndërprerja e pirjes së duhanit

Mundohuni të ndaloni pirjen e duhanit

Nëse jeni duhanpirës dhe jeni diagnostifikuar me diabet, largimi i shprehisë është një nga gjërat më pozitive që mund të bëni për përmirësimin e shëndetit tuaj dhe zvogëlimin e rreziqeve të komplikimeve të ndërlidhura me gjendjen tuaj.

Të gjithë janë të rrezikuar nga dëmtimi i shëndetit të tyre nëpërmjet pirjes së cigares, llullës apo puros, por për njerëzit me diabet rreziku mund të jetë edhe më i madh. Nëse keni diabet, ju tashmë keni mundësi më të mëdha për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare, si sulm në zemër, goditje në tru apo probleme qarkulluese në këmbë.

Kombinoni këtë me pirjen e duhanit (që gjithashtu mund të dyfishojë rrezikun për komplikime) dhe ju keni më shumë shanse për zhvillimin e këtyre sëmundjeve.

Ndërprerja e duhanit

Mund të jetë e vështirë, por ju nuk duhet të mbani vetë barrën e ndërprerjes. Është treguar që gjasat janë më të mëdha ta ndërprisni pirjen e duhanit nëse merrni mbështetjen e duhur. Cilëndo metodë që e zgjidhni, ekzistojnë përfitime të qarta nga ndërprerja e duhanit si dhe shumë mbështetje për t’iu ndihmuar.

Burimi: Diabetes UK (https://www.diabetes.org.uk/)

Mbështetur nga: