• Të jetosh me diabet

Rekomandimet Kryesore te Bazuara ne Kriteret e American Diabetes Associations

(Asociacioni Amerikan për Diabet)

Rekomandimet e të ushqyerit

 

Karbohidratet                                                                                                                                           

Ushqimet që përmbajnë karbohidrate nga drithërat e papërpunuar, pemët , perimet dhe  qumështi me yndyrë të zvogëluar, janë përbërës të rëndësishëm dhe duhet të përfshihen në një dietë të shëndetshme. A

Sasia e përgjithshme e karbohidrateve në shujta apo zamra është më e rëndësishme sesa burimi apo lloji. A

Për shkak se saharoza nuk e rritë glikeminë në shkallë më të lartë se sasitë me vlera të ngjajshme energjetike të niseshtës – amidonit, personat me diabet nuk kanë  nevojë ta kufizojnë konsumimin e saharozës dhe ushqimeve që përmbajnë saharozë. Megjithatë , ato duhet të zëvendësohen me burimet tjera të karbohidrateve, apo nëse shtohen ,ato duhet të mbulohen me insulinë apo medikamentet tjera që e ulin nivelin e glukozës. A

Embëlzuesit pa vlera ushqyese janë të sigurt kur konsumohen brenda niveleve te ADI ( sasia e pra-nueshme  për tu konsumuar  brenda një dite), që i ka vendosur FDA ( Administrimi Federal  Barnave).

Individët që marrin terapi inetenzive me insulin duhet  t’ i përshtasin dozat e tyre ditore të insulinës para shujtës, bazuar në  përmbajtjen e karbohidrateve në atë shujtë. B

Edhe pse përdorimi i ushqimeve  me index të ulët glikemik mund ta zvoglojë hiperglikeminë pas ushqimit , nuk ka fakte të mjaftueshme të dobisë afatgjatë për ta rekomanduar  përdorimin e dietave  me index të ulët glikemik si strategji primare në palnifikimin e ushqimit/ shujtave.  B

Duhet të inkurajohet konsumimi I fibrave dietale. Megjithëatënuk ka arsye të rekomandohet që  personat me diabet të konsumojnë sasi  më të madhe të fibrave se të tjerët. B

Idividët që marrin doza fikse ditore të insulinës, duhet të mundohen  që të bëhen të qëndrushëm në  konsu-mimin e përditshëm të karbohidrateve. C

Karbohidratet dhe monoyndyrat e pangopura sëbashku duhet të sigurojnë rreth 60-70% të sasisë së përgj-ithshme  të kalorive. Megjithëatë , duhet të merren parasysh profile metabolic I individit dhe nevoja për humbje të peshës kur konsiderohet përbërja  e monoyndyrave  të pangopura në dietë. E

Saharoza dhe ushqimet që përmbajnë saharozë , duhet të hahen në kuadër të një diete të shëndetshme. E

Proteinat

Tek  individët me diabet tip2 proteinat e konsumuara nuk e rrisin koncentrimin e glukozës në plazmë edhe pse proteinat e konsumuara janë stimulus po aq të fuqishëm të sekretimit të insulinës sa edhe karbohidratet. B

Për personat që vuajnë nga diabeti , veçanarisht ata me kontrollë më pak se optimal, nevoja për proteina mund të jetë më e madhe se doza e rekomanduar ditore , por jo më e madhe se sasia e  zakonshme e konsumuar. B

Për individët me diabet , nuk ka fakte  që tregojnë se sasia e zakonshme e konsumuar e proteinave (15-20%  e sasisë së përgjithshme  të kalorive ditore) duhet të modifikohet nëse funksioni i veshkave është  normal. E

Akoma janë të panjohura efektet afatgjate të dietave me sasi të madhe  të madhe të proteinave dhe sasi të vogël të karbohidrateve. Edhe pse dietat mund të ndihmojnë humbjen afatshkurtr të peshës dhe përmirsimin e glikemisë, ende nuk është konstatuar se pesha e humbur është mbajtur në afat të gjatë. Gjithashtu , brengosë edhe efekti afatgjatë i dietave të tilla në LDL kolesterol. E

Yndyrat

Gjithsejt,<10% e sasisë së përgjithshme të kalorive duhet të merren nga yndyrat e ngopura. Disa individë , saktësisht ata me kolesterolin LDL>2.5mmol/l, mund të perfitojnë nga ulja e konsumimit  të yndyrave të ngopura në < 7% të sasisë së përgjithshme të kalorive .  A

Konsumimi dietal i kolesterolit duhet të jetë < 300mg  në ditë. Disa idividë, saktësisht ata me kolesterolin >2.5mmol, mund të përfitojnë nga ulja e kolesterolit dietal në <200mg në  ditë. A

Për ta ulur kolesterolin LDL, kaloritë e përfituara nga yndyrat e ngopura mund të zvogëlohen nëse është e dëshirushme humbja e peshës ose të zëvendësohen me karbohidrate apo mono-yndyra të pa ngopura , nëse qëllimi nuk është humbja e peshës. B

Konsumimi  i acideve yndyrore të tejngopura duhet te minimizohet. Kur mbahen  për një kohë të gjatë , dietat me sasi të zvogëluar të yndyrave mund t’i kontribuojnë një  humbje të vogël të peshës dhe përmirsimit të dislipidemisë.  B

Konsumimi i poliyndyrave të pangopura  duhet  të  jetë  rreth 10% e sasisë së përgjithshme të kalorive të konsumuara. C

Bilanci i kalorive dhe obesiteti 

Te individët me rezistencë në insulinë, zvoglimi I kalorive të konsumuara dhe humbja e vogël  e peshës, e përmirsojnë rezistencën në insulinë dhe glikemi në afat të shkurtër. A

Programet  e strukturuara që I theksojnë ndryshimet në stilin e jetës , përfshirë edukimin, zvogëlimin e yndyrave (< 30% e kalorive ditore) dhe kalorive të konsumuara , aktivitetet e rregullta fizike  dhe kontaktet e rregullta ne pjesmarrës , mund të rrezulltojnë në humbje afatgjatë  të peshës prej 5 deri në 7%  të peshës fillestare. A

Ushtrimet dhe ndryshimi i sjelljeve janë më të dobishme si ndihmës për strategjitë tjera të humbjes së peshës . Ushtrimet ndihmojnë në humbjen e peshës së humbur. A

Kur përdoren vetëm, dietat standarde për humbjen e peshës kanë pak gjasa që të ndihmojnë  në humbjen afatgjatë të peshës , prandaj janë të nevojshme programet e strukturuara dhe  intensive të ndryshimit të stilit të jetësës. A

Mikronutrientët

Nuk ka fakte të qarta për dobinë e plotësimit të nevojave ditore me vitamina apo  minerale të personat me diabet të cilët nuk kanë  mungesa themelore.  Përjashtim bëjnë acidi folik gjatë shtatëzanisë  dhe kalciumi  për parandalimin e sëmundjes së eshtrave. B

Plotësimi rutinor i dietës me antioksidantë nuk këshillohet për shkak të paqartësive  lidhur me efikasitetin me efikasitetin dhe sigurinë afatgjatë. B

Alkooli

Nëse individët zgjadhin  të konsumojnë alkool , sasia e konsumuar ditore duhet  të kufizohet në një pije për femra të rritura dhe dy pije për meshkuj të rritur. Një pije definohet si një birrë 355ml, një gotë verë 45ml e alkooleve të forta të destiluara. B

Pë ta zvogëluar rrezikun e hipoglikemisë , alkooli duhet të konsumohet me ushqim. Fëmijët dhe adoleshentët me diabet. B

Planet e individualizuara të ushqimit / shujtave dhe regjimet intensive të insulinës mund të ofrojnë fleksibilitet për fëmijët dhe adoleshentët me diabet , për t’iu përshtatur kohës dhe orarit të pa rregullt të shujtave , apetitit të nryshueshëm dhe niveleve të ndryshueshme të aktiviteteve. E

Nevojat e lëndëve ushqyese për fëmijë dhe adoleshentë me diabet të tipit 1 ose 2, duket të jenë të ngjajshme me nevojat e fëmijëve dhe adoleshentëve të së njejtës moshë që nuk kanë diabet. E

Shtatzënësia dhe të ushqyerit me gji

Nevojat  për lëndët ushqyese gjatë shtatëzënisë dhe të ushqyerit me gji janë të ngjajshme për grate me ose pa diabet. E

Terapia mjeksore e të ushqyerit për diabetin e shtatëzënisë fokusohen në zgjedhjen e ushqimeve  për rritjen adekuate të peshës , normoglikeminë dhe mungesën e ketoneve. E

Për disa gra me diabet të shtatëzënisë mund të jenë adekuat një kufizim I vogël I sasisë kalorive dhe karbohidrateve. E

Të rriturit më të moshuar

Nevojat energjatike për të moshuar  janë më të vogla se për të rriturit më të rinjë. Duhet të inkurajohen aktivitetet fizike. A

Te të moshuarit ka më tepër gjasa kequshyerja sesa ushqimi i tepërt, prandaj duhet të kemi kujdes kur përshkruhen dietat  për humbjen e peshës. E

Komplikimet akute

Glukoza është trajtimi I preferuar për hipoglikemi, por glukoza e gjakut mund të përdoret çfardo forme e karbohidrateve  që përmban glukozë. A

Marrja e 15-20g të glukozës është trajtim efektiv për hipoglikemi, por glukoza e gjakut mund të rregullohet vetëm  përkohësisht. B

Gjatë sëmundjeve akute është  e rëndësishme që të analizohet niveli i glukozës në gjak dhe gjaku ose urina për ketone , të pihet sasia adekuate e lëngjëve dhe të konsumohen  karbohidratet. B

Reagimi fillestar në trajtimin e hipoglikemisë duhet të shihet Brenda 10-20 min. Megjithatë, niveli i glukozës në gjak duhet të vlersohet pas 60min, pasi që mund të paraqitet nevoja për trajtim shtesë. E

Hipertensioni

Si  te përsonat me tension normal, sit e ata me hypertension , zvogëlimi I konsumimit të natriumit e ulë shtypjen e gjakut. A

Humbja e vogël e peshës ndikon pozitivisht në tension të gjakut. A

Qëllimi duhet të jetë të zvogëlohet marrja e sasisë së natriumit në 2 400mg ( 100mmol ) ose të klorurit të natriumit në 6 000mg në ditë. E

Dislipidemia     

Për përsonat me nivel të rritur të kolesterolit LDL, acidet e ngopura yndyrore dhe acidet e tejngopura yndyrore duhet të kufizohen në < 10% dhe ndoshta deri në 7% të vlerave energjetike. B

Energjia e përfituar nga yndyrat e ngopura mund të zvogëlohet nëse është e dëshirushme humbja e peshës ose të zëvendësohet me karbohidrate apo monoyndyra të pangopura , nëse qëllimi nuk është te humbja e peshës . E

Për individët me triglyceride të ngritura në plazmë mund të jetë I dobishëm zvogëlimi I kolesterolit dhe LDL kolesterolit ( sindroma metabolike), përmirsimi i kontrollit të glikemisë, humbja e peshës, kufizimi I yndyrave  të ngopura dietale, rritja e aktiviteteve fizike dhe përfshirja e monoyndyrave të pangopura. B

Nefropatia

Tek individët me mikroalbuminuri, zvogëlimi i proteinave deri në 0,8-1,0g/ kg të peshës trupore në ditë mund ta ngadalsojë avansimin e nefropatisë. C

Sëmundjet katabolike

Nevojat energjetike të shumicës së pacientëve të hospitalizuar mund të plotësohen duke  siguruar 105KJ-146KJ/kg të peshës trupore. E

Nevojat për proteina janë në mes të 1,0 dhe 1,5 g/kg të peshës trupore, ku niveli më i lartë i tyre është për  pacientët  më të stresuar. E  

Parandalimi i diabetit

Programet e strukturuara që i theksojnë  ndryshimet në stilin e jetës, përfshirë edukimin, zvogëlimin e konsumimit të yndyrave dhe të energjisë , aktivitetet e rregullta fizike dhe kontaktet e rregullta me pjesmarrës të programeve , mund të rrezulltojnë në humbje afatgjatë të peshës prej 5 deri në 7% të peshës fillestare dh eta zvogëlojnë rrezikun për paraqitjen e diabetit. A

Të gjithë individët , veçanërishtë familjarët e individëve me diabet tip2, duhet të inkurajohen që  të  angazhohen  në aktivitete të rregullta fizike për ta zvogëluar rrezikun e paraqitjes të diabetit tip 2. B

 

Sistemi i kategorizimit të Shoqatës Amerikane kundër Diabetit: A: kategoria më e lartë, jepet kur ka fakte  mbështetëse nga studimet e shumta të kryera mirë; B: kategorizimi mesatar; C:kategorizimi më i ulët ; E:rekomandimet e bazuara në konsesusin e ekspertëve në bazë të përvojës klinike.

Mbështetur nga: